Roma e ka zyrtarizuar sot një super-transferim.
Kryeqytetasit kanë bërë të ditur që kanë nënshkruar me lojtarin turk, Cengiz Under.
Ai është prezantuar me fanellën e Romës, ku do ta mbajë numrin 17, përcjellë “Lajmi.net”.
Under ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra të njohura, por në fund zgjodhi Romën.
Nga ky transferim, klubi turk Basaksehir fiton 15 milionë euro.