Sport

Zyrtare: Toure bëhet trajner

Kolo Toure e ka nisur karrierën si trajner

Kolo Toure, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, e ka nisur karrierën si trajner pas pensionimit si futbollist aktiv.

Ai është emëruar ndihmëstrajner i Marc Wilmots, selektorit të Bregut të Fildishtë, përcjell Gazeta Express.

Toure do të debutojë me Bregun e Fildishtë në ndeshjen ndaj Malit, e cila luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”. /Express/