Sport

Zyrtare: Terry gjen skuadrën e re (Foto)

John Terry më në fund e ka gjetur skuadrën e re pas ndarjes me Chelsean
Ish kapiteni i Chelseas, John Terry karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Aston Villa.

Ish ylli përfaqësueses së Anglisë do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me klubin nga Championship (Liga e dytë e Anglisë), përcjell Express.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Aston Villas, Tony Xia, nëpërmjet rrjetit social, Twitter, përcjell Express.

Terry ka pasur oferta edhe nga disa skuadra të Premierligës, Kina dhe Amerika, por ka vendosur që për një sezon të luajë në Aston Villa për ta ndihmuar skuadrën e Steve Bruce që të rikthehet në Premierligë.

Terry ishte pjesë e Chelseas nga viti 1995 e deri më 2017. Ai më herët ka qenë pjesë e skuadrave si: West Ham dhe Nottingham Forest. /Express/