Zyrtarë të UEFA-s do të ndihmojnë riorganizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Një delegacion prej katër anëtarësh nga sot e deri të premten do të qëndrojë në Kosovë për të ndihmuar Federatën e Futbollit të Kosovës në riorganizim. Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
“Delegacioni do të ketë shumë takime, me krerët e Federatës, me Komitetin Ekzekutiv, me stafin e administratës, e po ashtu do të ketë takime me regjionet, klubet, mediet dhe Qeverinë”, ka deklaruar Salihu për “Kohën ditore”.
“Pra me të gjitha palët e involvuara në futboll. Gjithë qëllimi është që të ndihmohet Federata në riorganizim total në bazë të standardeve që kanë federatat e zhvilluara. Sigurisht se në të ardhmen do të ketë edhe vizita tjera dhe të gjitha janë të mirëseardhura për ne”, ka theksuar ai.