Është mësuar numri i Alvaro Moratas që do ta bartë gjatë qëndrimit në Chelsea, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi spanjoll u largua nga Reali i Madridit, për t’iu bashkuar Bluve të Londrës. Së fundi ish lojtari i Juventusit iu është baskuar klubit të Antonio Contes në Singapor për ndeshjet para-sezonale.
Chelsea ka bërë të ditur numrin e fanellës për transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit. Numri 9-të është rezervuar për spanjollin. Atë numër dikur e mbante edhe Fernando Torres.
Tri transferimet tjera të Chelseat, do t’i bartin këto numra: Antonio Rudiger 2, Caballero 1 dhe Bakayoko 14./IndeksOnline/