Evertoni ka njoftuar se e ka huazuar sulmuesin kosovar, Shani Tarashajn te skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.
Shani Tarashaj, në sezonin 2016/2017, do të jetë pjesë e klubit gjerman, Eintracht Frankfurt. Ai është huazuar te skuadra nga Bundesliga, pasi nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit të Evertonit, Ronald Koeman, për sezonin e ri.
Tarashaj ishte transferuar te Evertoni, gjatë janarit të vitit 2016, nga ekipi zviceran Grasshoppers. Por, klubi nga Premierliga e kishte huazuar Tarashjan prapë te Grasshoppers për gjashtë muaj, shkruan Express.
Tarashaj së fundit ka refuzuar t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ai ka vendosur ta përfaqësoj Zvicrën si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrtami.





















