Sport

ZYRTARE: Skuadra e njohur e La Ligas shkarkon trajnerin

Quique Sánchez Flores nuk është më trajner i Espanyolit.
Skuadra katalane përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sanchez Flores.

Bashkë me Flores, Espanyol i ka shkëputur kontratën edhe drejtorit sportiv, Jordi Lardin.

Espanyol po kalon një nga sezonet më të dobëta vitet e fundit, duke u renditur në vendin e 16 në La Liga me 36 pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit nuk di për fitore./Lajmi.net/