Sport

Zyrtare: Sigal Prishtina përforcohet me një amerikan (Foto)

Sigal Prishtina ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebokk se ka transferuar beasketbollsitin amerikan, Zeek Woodley, përcjell Express.

“Ashtu siç edhe ju premtuam, këtë edicion skuadra kompletohet shumë më herët andaj vlugun e përforcimeve e fillojmë me Zeek Woodley, një lojtar i pozitës 2 qe vjen nga liga NCAA përkatësisht nga kolegji Northwestern State”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Kampioni i Kosovës u ka bërë me dije tifozëve të saj se ky është vetëm fillimi, duke paralajmëruar edhe përforcime të tjera. /Express/