Delegati i takimi Kroaci-Kosovë, ka vendosur që të shtyhet takimi që sonte ishte duke u zhvilluar në “Maksimer Arena” të Zagrebit, raporton KosovaPress.
Loja duhet të luhet brenda 24 orëve dhe është shtyrë për shkak të kushteve të vështira në fushë, për shkak të shiut të madh që po bie pa ndërprerë./KosovaPress/