Pas plot 31 vjetësh, skuadra e Milanit është bërë me pronar të ri, shkruan zeri.info. Silivio Berlusconi edhe zyrtarisht e ka shitur klubin te konsorciumi kinez “Suning Commerce Group”, në të krye të së cilit është miliarderi Yonghong Li.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë kinezët përmes një komunikate zyrtare. Pas një varg peripecish gjatë muajve të fundit, tashmë epoka e Berlusconit ka përfunduar.
Pas këtij ndryshimi, pritet të investohen shuma të mëdha parash, të bëhen përforcime të bujshme, ndërsa mbetet vetëm të shihet se sa kohë do të duhet që skuadra e famshme të kthehet në majën e futbollit italian dhe atij evropian.
Nën drejtimin e Berlusconit, Milani i ka fituar pesë tituj të kampionit evropian, tetë tituj në Serie A dhe shumë trofe tjerë të rëndësishëm./Zëri/