Sport

Zyrtare: Ronaldo mposhti sërish Leo Messin (Foto)

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Salon d’Or”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Leo Messin për ta fituar sërish çmimi “Salon d’Or”. Ky çmimi i jepet futbollistit me modelin më të mirë të flokëve duke u bazuar tek votuesit online të portalit “Goal.com”, transmeton Gazeta Express.

Portugezi mori 21 për qind të votave (19,111 vota), duke lënë prapa Leo Messin, i cili mori 16% të votave, diçka që tregon se argjentinasi tani mund të konkurrojë me CR7 edhe në këtë aspekt.

Në vend të tretë, për modelin e flokëve më të mirë, u rendit Paul pogba i Manchester United, i cili kishte shkruar në kokë ‘Pogboom’ dhe mori 12% të votave.

Pas tyre qëndron Olivier Giroud me 10 % dhe Ivan Perisic (6%), i cili zë vendin e pestë për modelin e flokëve të bërë gjatë “Euro 2016”. /Express/