Sport

Zyrtare: PSG transferon sulmuesin e Real Madridit

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Realit, Jese Rodriguez.

Kampioni i Francës, PSG, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Jese Rodriguez.

Pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, Jese ka folur para gazetarëve, ku ka treguar arsyen pse ka vendosur që transferohet në Paris, transmeton KosovaPress.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar PSG-së, pasi që është një prej klubeve më të forta në Evropë”.

“Sikurse PSG, ashtu edhe unë jam shumë ambicioz dhe së bashku me trajnerin Unai Emery, ne do të zhvillojmë një sezon të mrekullueshëm”, ka deklaruar lojtari, për të cilin francezët i kanë paguar Realit, 25 milionë euro.