Sport

Zyrtare: Prishtina prezanton përforcimin e radhës

Mentor Mazrekaj edhe zyrtarisht është pjesë e Prishtinës

Mentor Mazrekaj rikthehet në shtëpi. Pas katër vitesh në Partizan të Tiranës, njëri ndër futbollistët më të mirë në Superioren shqiptare, kthehet në klubin amë ku u rritë dhe u afirmua, FC Prishtina.

Mentor Mazrekaj, 28 vjeç, i lindur më 08.02.1989 në Prishtinë ka mbrojtur ngjyrat bardhekaltër deri në vitin 2013. Me Prishtinën ka fituar titullin e fundit të kampionit më 2012/13. Po këtë edicion me Prishtinën ka fituar edhe Kupën e Republikës apo “Kurorën e dyfishtë” – të parën në histori të klubit.

Me Prishtinën në katër stinorë ka zhvilluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.

Mazrekaj, apo i mirënjohuri “Menqa”, njihet si fjalë pak dhe që pothuajse kurrë nuk jep deklarata, ka thënë:

“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”.