Sport

Zyrtare: Pioli nënshkruan me Fiorentinën

Stefano Pioli ka nisur një aventurë të re në kampionatin italian.

Pas Interit, Stefano Pioli nis një aventurë të re në stolin e Fiorentinës duke marrë vendin e lënë të zbrazët nga Paulo Sousa.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi ‘Viola’ nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thekson se Pioli do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës. Si lojtar, Pioli ka luajtur 156 ndeshje me fanellën e Fiorentinës mes viteve 1989-1995.

Trajneri i ri do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsion për një tjetër sezon. Stefano Pioli ka një eksperiencë të madhe në Serie A ku ka drejtuar Bolognan, Lazion dhe Interin gjatë sezonit të fundit.