Sport

ZYRTARE: Pezullohet një tjetër kampionat prej koronavirusit

I pari shtet që mori masa drastike edhe në futboll ishtë Zvicra, që ka pezulluar deri në muajin prill çdo aktivitet sportiv.

Të njëjtin shembull ndoqi edhe Italia e Austria së fundmi.

Pas këtyre tre shteteve, vendim zyrtar ka marrë edhe Danimarka, që ka pezulluar futbollin për dy javët e ardhshme në çdo kategori.

Danimarka është një nga shtetet më të prekur, pasi numëron plot 615 raste dhe qeveria daneze është vënë në alarm të plotë. /Lajmi.net/