Anësori i Interit, Ivan Perisic i ka dhënë fund spekulimeve rreth transferimit te Manchester United duke nënshkruar një kontratë të re me skuadrën në Serie A.
Marrëveshja e re e arritur do të mbajë reprezentuesin kroat në San Siro deri në vitin 2022, transmeton portali arbresh.info. E ardhmja e sulmuesit 28-vjeçar është diskutuar gjatë gjithë verës për shkak të interesimit të madh nga Manchester United.
Sidoqoftë, Interi qëndroi i vendosur duke thënë se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij nga klubi dhe tani kanë qenë në gjendje t’i ofrojnë rinovimin e kontratës.
“Interi është i lumtur që iu njofton për vazhdimin e kontratës së Ivan Perisicit, i cili do të bartë ngjyrat e ‘Nerazzurrëve’ deri më 30 qershor të vitit 2022”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Perisic ka bërë 81 paraqitje në Serie A qysh pas transferimit nga Wolfsburgu./arbresh.info/
✍️?? Ufficiale! Ivan #Perisic con noi fino al 2022! ⚫️?
? https://t.co/8BNqLx8knn #InterIsComing #FCIM pic.twitter.com/3sCyxmQHF4
— F.C. Internazionale (@Inter) September 8, 2017