Roma ka transferuar mbrojtësin brazilian, Bruno Peres
Roma ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë të Torinos, Bruno Peres.
Braziliani është huazuar për një milionë euro për një edicion, ndërsa Roma ka mundësinë që të transferojë vitin tjetër për 12.5 milionë euro.
“AS Roma është e lumtur të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Torinos, Bruno Peres”, thuhet në njoftimin zyrtar të Romës.
