Sport

ZYRTARE: Perez nënshkruan me Barcelonën

Carles Perez ka nënshkruar me skuadrën e Barcelonës.

Barcelona dhe Carles Perez kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, njofton faqja zyrtare e skuadrës katalane, transmeton lajmi.net.

Kontrata e re do ta mbaj lojtarin në ‘Camp Nou’ deri më 30 qershor të vitit 2022.

Rinovimi i kontratës është bërë këtë mëngjes, ku morri pjesë edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Perez kishte debutuar me skuadrën në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, kundër skuadrës së Eibar.

Ai u paraqit edhe këtë sezon, madje pati ndeshje edhe si titullar në formacion. /Lajmi.net/