Alexandre Pato ka kompletuar transferimin në Villareal
Sulmuesi brazilian, Alexandro Pato edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës spanjolle, Villareal.
Lajmi është konfirmuar nga Villareal dhe lojtari, i cili ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
“Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të karrierës sime në Villareal. Kam ardhur me shumë dëshirë dhe entuziazëm”, ka shkruar Pato në Instagram.
