Sport

Zyrtare: Një shqiptar transferohet në Bundesliga (Foto)

Florent Hadergjonaj do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i djathtë shqiptar, Florent Hadergjonaj, edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës gjermane, Ingolstadt, i cili do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman përmes sajtit zyrtarë, të cilët kanë bërë të ditur se 22 vjeçari shqiptar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Derisa vetë Hadergjonaj përmes rrjeteve sociale ka treguar se është i ngazëllyer me kalimin te skuadra gjermane, derisa ka falënderuar Young Boysin për gjithçka që ka bërë për të, transmeton Gazeta Express.

Ky është postimi i plotë i Hadergjonajt në rrjetet sociale:

“Përshëndetje miqtë e mi. Dua së pari të ju njoftoj se unë kam marrë një vendim dhe tani jam pjesë e skuadrës gjermane Ingolstadt, skuadër e cila më ka kërkuar me çdo kusht dhe po e realizoi ëndrrën time për të luajtur në Bundesliga”.

“Dua të falënderoj ish-klubin tim BSC Young Boys për një kohë të paharrueshme dhe për rritjen time si lojtar. Kjo fazë e jetës në BSC YB nuk do të harrohet kurrë nga unë dhe do të jem një mbështetës i verdh e zinjve”.

“Kam menduar shumë kohëve të fundit dhe kam ndjerë se ishte koha e duhur për tu larguar. E falënderoj familjen time, menaxherët e mi, shoqërinë, tifozët, trajnerët dhe të gjithë fansat e mi për përkrahjen e madhe. Do të mundohem të ju bëjë edhe më shumë krenar. I juaji Forent Hadergjonaj”, ka shkruar ai në rrejtët sociale. /Express/