Sport

ZYRTARE: Ndeshja Sevilla – Roma nuk do të luhet

Edhe ndeshja mes Sevillas dhe Romës nuk do të zhvillohet.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen me Sevillan.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Romës në Twitter.

“Roma nuk do të udhëtojë për në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale. Më shumë detaje do të njoftohen nga UEFA”, thuhet në komunikatën e Romës, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Sevillas dhe Romës ishte paraparë të luhej ditën e enjte./Lajmi.net/