Marcelo, Theo, Kovacic, Benzema dhe Vallejo do të mungojnë ndaj Borussia Dortmundit.
Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshje kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Për këtë ndeshje është ftuar mesfushori gjerman, Toni Kroos, pavarësisht se nuk u stërvit dje me skuadrën, ndërsa do të vazhdojnë të mungojnë për shkak të lëndimeve, Marcelo, Theo, Kovacic, Benzema dhe Vallejo.
Zizu ka ftuar lojtarin e akademisë, Tejero, për sfidën me Dortmundin që do të zhvillohet të martën në “Signal Iduna Park” nga ora 20:45. /Gazeta Express/