Silvio Berlusconi edhe zyrtarisht ka shitur aksionet e tij te klubi italian.
Pas 30 viteve në krye të Milanit, Berlusconi ka vendosur që t’i shesë 99.9% të aksioneve të klubit, të cilat arrijnë vlerën e 740 milionë eurove, grupit të investitorëve nga Kina, ‘Sino-Europe Investment Management Changxing’.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kinezët do të paguajnë borxhet e klubit në vlerë prej 220 milionë eurove, e më pas do të fillojnë që të investojnë te Milani, transmeton KosovaPress.
Gjithçka pritet të mbyllet deri në fund të këtij viti kalendarik, kur autoritet italiane dhe ato kineze të miratojnë marrëveshjen mes të dyja palëve, ku edhe Milani do t’i dorëzohet grupit kinez.