Sport

Zyrtare: Meha braktisë Arabinë Saudite, rikthehet në Turqi (Foto)

Alban Meha, reprezentuesi i Kosovës, është rikthyer te skuadra turke, Konyaspor

Aventura e Alban Mehes te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr ka përfunduar ende pa nisur mirë.

Reprezentuesi i Kosovës është ndarë me klubin nga Riadi, pasi këta të fundit kanë ndërruar kryesin e klubit dhe trajnerin.

Por, Meha nuk ka mbetur keq. Ai është rikthyer te skuadra turke, Konyaspor. Këtë e ka konfirmuar edhe Meha nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook, përcjell Express.