Sport

Zyrtare: Matiq është lojtar i United

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit serb.

Nemanja Matiq ka kryer testet mjekësore te Manchester United dhe ka nënshkruar me klubin nga Old Trafford.

Për të siguruar Matiqin, United i ka paguar Chelseat plot 50 milionë euro, ndërsa ai është kërkuar me ngulm nga trajneri Jose Mourinho, transmeton KosovaPress.

Matiq ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.