Sport

Zyrtare: Mancini trajner i Zenitit

Roberto Mancini ka arritur marrëveshje me skuadrën ruse.

Tashmë është zyrtare. Roberto Mancini nis aventurën në kampionatin rus, më saktësisht te skuadra e Zenitit.

Trajneri ishte prej kohësh në pritje të ofertave serioze, por duket se drejtuesit e Zenitit e kanë bindur të marrë drejtimin e skuadrës së tyre që ta rikthejë sërish fitimtare pasi sezoni aktual ishte i dështuar.

Ish-trajneri i Interit, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Zenitin dhe do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa misioni i tij është që ta kthejë skuadrën nga St. Petersburgu në majat e futbollit rus.