Sport

Zyrtare: Manchester City transferon super lojtar (Foto)

Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Benjamin Mendy nga Monaco.
Benjamin Mendy edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester City.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez dhe do ta veshë fanellën me numrin 22.

Ai tani do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Amerikë, ku City i Pep Guardiolas po zhvillon parasezonin.

“Jam i ngazëllyer që i jam bashkuar një klubi si Manchester City”, tha Mendy. “Janë një ndër klubet më të mira në Evropë dhe kanë një trajner që dëshiron të bëjë lojë sulmuese. Jam shumë i sigurt se brenda këtyre pesë viteve do të jemi shumë të suksesshëm”, deklaroi Mendy. /Gazeta Express/