Rey Manaj tashmë ka kryer vizitat mjekësorë te Pescara. Sulmuesi shqiptar është huazuar te kjo skuadër nga Interi
Rey Manaj mund të konsiderohet futbollist i Pescaras. Sulmuesi kuqezi ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe është gati për sezonin e ardhshëm.
Në një njoftim të publikuar nga faja zyrtare e Pescaras thuhet se Manaj ka kryer vizitat mjekësore në qendrën ‘Montesilvano’.
Ndërsa, gazeta më e madhe sportive në Itali, La Gazzetta dello Sport, shkruan se Manaj është huazuar nga Interi drejt klubit të Pescaras, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A.