Manchester City ka zyrtarizuar përforcimin e ri.
Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri.
23 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare nga Atletico Madrid dhe përcjell Angelinon duke u bërë përforcimi i dytë i menaxherit Pep Guardiola, gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Rodri po ashtu është bërë përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Cityt me vlerë prej 62.8 milionë funte.
“Ajo që ka bërë Manchester City në dy vitet e fundit ka qenë e mrekullueshme dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një ekipi kaq të talentuar”, deklaroi Rodri.
Përforcimi i ri do të veshë fanellën me numrin 16. /Lajmi.net/