Sport

Zyrtare: Luis Enrique braktis Spanjën për ndeshjen ndaj Maltës

Spanja do të përballet me Maltën për kualifikueset e Euro 2020, por këtë ndeshje në bankinë nuk do të jetë trajneri Luis Enrique, teksa vendin e tij do ta marrë ndihmësi i tij, Roberto Moreno.

“Zyrtare | Iu informojmë se trajneri ynë, Luis Enrique Martinez nuk do të jetë për ndeshje e sotme për motive familjare të forcës madhore. Ne kërkojmë liri veprimi dhe respekt për privatësinë e tij. Trajneri i dytë, Robert Moreno do të udhëheqë ekipin sonte”, thuhet në deklaratën zyrtare të federatës spanjolle.

Ende nuk dihen motivet qarta të largimit të trajnerit Enrique pranë familjes së tij, teksa Spanja i është besuar ndihmësit të tij, me të cilin ka punuar që në fillimet e tij kur drejtonin Barcelonën B. /FaktePlus