Liverpool ka konfirmuar se Fabinho ka pësuar një lëndim në ligamente gjatë takimit të Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Mesfushori është dashur të zëvendësohet në minutën e 18’ në ndeshjen që Liverpool dhe Napoli barazuan 1:1.
Vlerësimet mjekësore kanë zbuluar se Fabinho duhet të mbes jashtë fushave deri në Vitin e Ri.
Ai do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të ‘The Reds’.
Fabinho do t’i mungojë Liverpoolit në sfidat kundër Brighton, Everton, Bournemouth, Salzburg (Liga e Kampionëve), Watford, Aston Villa (Kupa e Ligës), Leicester City, Wolves, Sheffield United./Lajmi.net/