Sport

ZYRTARE: Lista e Barcelonës për ndeshjen kundër Girona

Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Gironas.

Edhe pse pritej të ndodhte ndryshe, Luis Suarez nuk është ftuar në ekipin e Barcelonës për ndeshjen ndaj Gironës, transmeton lajmi.net.

Trajneri Ronald Koeman nuk e ka përfshirë sulmuesin uruguaian në listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren e sotme.

Së bashku me Suarezin, në ekip nuk është as Arturo Vidal.

Mesfushori është në prag të finalizimit të largimit nga Barcelona dhe transferimit në Inter.

Lista e Barcelonës:

Neto, Iñaki Peña, Arnau Tenas, Semedo, Piqué, Busquets, Griezmann, Messi, Dembélé, Coutinho, Lenglet, Jordi Alba, Braithwaite, Sergi Roberto, De Jong, Junior, Aleñá, Trincao, Pedri, Riqui Puig, Araujo, Cuenca, Konrad. /Lajmi.net/