Sport

Zyrtare: Lamtumirë Spalletti (Foto)

Roma ka bërë të ditur se Luciano Spalletti do ta lërë klubin me vendim të menjëhershëm.

Lajmi është konfirmuar nga numri një i klubit, Jim Pallotta, i cili ka falënderuar Luciano Spallettin për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve.

“Duam ta falënderojmë nga zemra Luciano Spallettin për punon e tij të shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë pas rikthimit”, tha presidenti i Romës, Jim Pallotta.“Nën udhëheqjen e tij, ekipi fitoi më së shumti pikë dhe shënoi më së shumti gola në histori të Romës. I urojmë shumë fat në të ardhmen Lucianos”, shtoi ai.

Më tej numri një i klubit konfirmoi se do të emërojnë trajner që i përshtatet filozofisë së Romës, për ta rritur edhe më shumë ekipin italian.Sipas mediave në Itali, Spalletti mund të zyrtarizohet si trajner i Interit gjatë ditës së sotme, që tashmë e quajnë si punë të kryer këtë.