Vllaznia e Pozheranit, skuadra më e re në Super Ligën e Kosovës ka bërë shumë transferime këtë afat të verës, por në anën tjetër ka bërë shumë largime, shkruan IndeksOnline.
Tifozët nuk janë të kënaqur me largimin e disa lojtarëve që i ndihmuan klubin të arrijë suksesin historik, inkuadrimin në Superligë.
Një prej futbollistëve që e ka konfirmuar largimin për “IndeksOnline” është Ardian Mustafa. Qendërmbrojtësi, tash është lënë i lirë nga klubi i Vllaznisë së Pozheranit edhe pse u flit se ai do të vazhdoj kontratën.
Ky pritet të mos jetë largimi i fundit nga skuadra e Anamoravës./IndeksOnline/