Middlesbrough ka bërë ofertë për transferimin e Jese Rodriguez nga Paris Saint-Germain.
Jese Rodriguez, sulmuesi i Paris Saint-Germain, mund ta vazhdoj karrierën në Premierligë. Interesim për ish anëtarin e Real Madridit ka shfaqur Middlesbrough. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës anglezë, Aitor Karanka.
“Jese Rodriguez është një lojtar që kam punuar me të dhe unë e di se sa i mirë është ai. Ardha e Jeses është e rëndësishme dhe unë shpresoj se ne mund ta transferojmë”, ka deklaruar Karanka në një konferencë për shtyp.
Jese pritet të largohet nga ekipi francez, në formë huazimi deri në fund të sezonit, pasi nuk ka bungur me formën e treguar deri më tani. Jese kërkohet edhe nga Las Plamas, Liverpool dhe Roma. /Express





















