Italia do të luaj kundër Spanjës në 1/8 e finales së Euro 2016.
Finale para finales, kështu mund të cilësohet ndeshja ndërmjet Italisë dhe Spanjës në 1/8 e finales së Euro 2016.
Italia si fituese e Grupit E do të luaj me Spanjën që përfundoi në vendin e dytë në Grupin D.
Kujtojmë se Italia dhe Spanja ishin takuar edhe në finale të Euro 2012, ku spanjollët kishin fituar me rezultat të thellë 4:0. /Express/