ShowBiz

Zyrtare: Kim Kardashian, nënë për herë të tretë

“Po e presim edhe një bebe”, ka thënë Kim Kardashian

Kim Kardashian ka konfirmuar se ajo dhe Kanye West janë duke e pritur fëmijën e tretë nëpërmes një nënë surrogate.

Këtë ajo e ka konfirmuar në një video për emisionin e saj.

Pasanikja 36 vjeçe ka përdorur Instagramin të enjten për të bërë një klip të shkurtër për sezonin e 14 të “Keeping Up With The Kardashians”, duke e dhënë lajmin.

Konfirmimi vjen pak javë pasi burime kishin thënë se një nënë surrogate është duke pritur një fëmijë për Kim me reperin 40 vjeç dhe i cili pritet të lind vitin që vjen.

Kim ka edhe dy fëmijë biologjike me Kanye, djalin Saint dhe vajzën North. /GazetaExpress/

Season 14 is gonna be wild. Tune in this Sunday!!! #KUWTK

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

the authorE B