Sport

Zyrtare: Ismet Munishi bëhet me skuadër (Foto)

Ismet Munishi edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i skuadrës nga Gjilani, Dritës.

Drita ka bërë ndryshime në shtabin teknik pas rezultateve të dobëta. Ekipi gjilanas trajner të ri e ka emëruar Ismet Munishin, i cili më herët ka drejtuar Hajvalinë dhe Vushtrrinë.

Pas nëntë xhirove në Superligë, Drita renditet e fundit në Superligë me vetëm katër pikë të tubuara. /Express/