Interi ka prezantuar fanellat e dyta, me të cilat do t’i luajë ndeshjet si mysafirë në sezonin 2017/18. Ato do të jenë sërish të bardha, sikur edicionin e kaluar, por me disa ndryshime të vogla. Është i riu, Roberto Gagliardini, ai që prezantoi fanellat e dyta, teksa ato vendase janë prezantuar ende pa u mbyllur sezoni që lamë pas, shkruan Gazeta Express.