Joao Mario, Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, Geoffrey Kondogbia dhe Stevan Jovetic nuk do të jenë në gjendje që t’i ndihmojnë Interit në ndeshjet që klubi italian i zhvillon në Europa League
Në orët e fundit ishte raportuar se Interi duhet t’i heqë disa lojtarë nga lista për Europa League, dhe ashtu ndodhi.
Në listën e lojtarëve që Interi ka dorëzuar te UEFA për fazën e grupeve të Europa League ka pasur disa përjashtime të lojtarëve, përcjell Gazeta Express.
Në listën e prezantuar nga klubi zikaltër, për arsye ekonomike lidhur me ‘Fair Play Financiar’ janë përjashtuar emrat si Joao Mario, Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, Geoffrey Kondogbia dhe Stevan Jovetic.
Megjithatë, në listë gjenden dy trasnferimet tjera të verës, Banega dhe Candreva,
Kjo është lista e publikuar në sajtin zyrtar të Interit:
