Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta u ka dhënë fund thashethemeve. Ai e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, por ende nuk është zbuluar kohëzgjatje e saj.
”Barcelona dhe Andres Iniesta kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës jetësore”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Iniesta do të paraqitet para mediave në orën 12:30 së bashku me presidentin e skuadrës, Josep Maria Bartomeu. /Express/