Sport

Zyrtare: Immobile bëhet me skuadër të re (Video)

Ciro Immobile është transferuar te Lazio nga skuadra e Sevillas

Lazio ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e sulmuesit italian, Ciro Immobile. Ekipi romak i ka paguar kampionit të Europa Leagues 8.5 milion euro për reprezentuesin italian.

Kurse, Immobile do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçarë me Laziosn, derisa do të përfitoj 2 milionë euro në sezon.

“Unë jam i gëzuar që jam pjesë e Lazios. Tashmë do bëj testet mjekësore për të qenë pjesë zyrtare e klubit kryeqytetas. Një përshëndetje e madhe shkon për tifozët e Lazios”, deklaroi Immobile pas arritjes në Romë.