Joe Hart është anëtar i ri i Tottenham Hotspur.
Tottenham ka kompletuar transferimin e portierit Joe Hart në kontratë deri më 2022, transmeton lajmi.net.
Hart me sukses ka kryer testet mjekësore të hënën dhe do të garojë me Paulo Gazzaniga dhe Hugo Lloris për një vend në formacionin e sezonit të ardhshëm të menaxherit Jose Mourinho.
33 vjeçari ishte futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij në Burnley në fund të sezonit të shkuar, gjatë një edicioni ku ai bëri vetëm tri paraqitje në të gjitha garat për Clarets më 2019/20. /Lajmi.net/