Sport

Zyrtare: Gladbach shkarkon trajnerin

Rezultatet negative në xhirot e fundit i kushtojnë me largim nga puna, trajnerit Andre Schubert.

Borussia Monchengladbach i ka treguar derën trajnerit Andre Schubert si pasojë e rezultateve të dobëta në këtë kampionat.

Pas xhiros së fundit të pjesës vjeshtore të stinorit, Gladbachu renditet në pozitën e 14-të në tabelë me vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Kjo ka ndikuar që drejtuesit e klubit të vendosin për shkarkimin e Schubert që kishte marrë udhëheqjen e skuadrës në shtator të 2015.

Ende nuk është vendosur për trajnerin e ri të ekipit por shumë shpejt pritet të mësohet emri i ri që do të ulet në stolin e Gladbach.