Sport

Zyrtare: Gabigol zgjedh numër të çuditshëm (Foto)

Gabigol do të bartë fanellën më numër 96 te Interi, edhe përkundër se kishte të lirë numrin 20

Talenti brazilian, Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol, i cili u transferua te Interi nga Santosi për 28 milionë euro, do të bartë fanellën me numrin 96 te klubi italian.

Gabigol e ka zgjedhur këtë numër për shkak të ditëlindjes së tij. Ai është i lindur me 30 gusht të vitit 1996 dhe ditë më parë mbushi 20 vjeç. Talenti premtues ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin italian.