Sport

Zyrtare: Futbollisti i cili e fitoi tri herë Kupën e Botës, i bashkohet ekipit shqiptar (FOTO)

Pas Luciano Moggit dhe Marc Iulianos, Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror.

Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto, i cili ka fituar 3 herë Kupën e Botës me kombëtares e tij.

53-vjeçari do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi.

Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Lucciano Moggit në Evropë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e klubit braziliani premtoi se do të afrojë lojtarë cilësorë te kryeqytetasit dhe është mjaft i kënaqur nga organizimi dhe puna që po bëhet. /Panoramasport/