Afati i transferimeve në Turqi mbyllet sot dhe Fenerbahce kanë bërë një lëvizje të madhe në ditën e fundit.
Gjigantët nga Turqia kanë njoftuar se kanë nënshkruar me sulmuesin Holandez, Vincent Janssen nga Tottenhami, transmeton IndeksOnline.
Janssen ka rënë dakord për një huazim 1-vjeçar në Fenerbahce. Fener kanë njoftuar marrëveshjen në faqen e tyre zyrtare, duke vënë në dukje se Janseen do të mbërrijë në Stamboll sot në ora 12:30.
Janssen u bashkua me Tottenhamin verën e kaluar në një lëvizje prej 17 milionë funtesh nga AZ Alkmaar.
Ai ka luajtur vetëm një minutë në Premier Ligës këtë sezon.
Megjithatë, largimi i Janssen nga Tottenham nuk është një surprizë.
“Spurs” nënshkruan me Fernando Llorente nga Swansea në ditën e fundit të transferimit. Kjo ishte një shenjë e qartë për largimin e Janssen. /IndeksOnline