Trajneri i deritanishëm i Athletic Bilbao ka nënshkruar me ekipin katalonas kontratë dyvjeçare, ndërsa prezantimi i tij zyrtar është përcaktuar të bëhet të enjten, transmeton KosovaPress.
Ernesto Valverde është trajner i ri i Barcelonës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Josep Maria Bartomeo të hënën pasdite.
“Valverde ka aftësi, dije dhe përvojë, promovon lojtarët e ri dhe ka mënyrën e Barcelonës. Është punëtor i madh”, tha në konferencën për media Bartomeo.
Valverde edhe në karrierën si lojtar ka veshur fanellën e Barcelonës dhe në 22 ndeshje shënoi tetë gola.
Deri tash si trajner ka udhëhequr Athletic, Valencia, Olympiacos, Villarreal dhe Espanyol.