Sport

Zyrtare: Emre Mor nënshkruan me klubin spanjoll (Foto)

Emre Mor është larguar edhe zyrtarisht nga Borussia Dortmund. Anësori nga Turqia ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin spanjoll, Celta Vigo, shkruan IndeksOnline.

Ana nga Bundesliga, ka fituar plotë 13 milionë euro nga transferimi i yllit turk. 20-vjeçari nënshkroi me Dortmundin verën e kaluar nga Nordsjaelland dhe bëri 12 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar.

Mor pas këtij finalizimi do t’iu bashkohet ekipit të Turqisë, ndërsa debutimin te Celta do ta bëjë në shtator kundër Alaves./IndeksOnline/