Drita ka arritur marrëveshje edhe me portierin ferizajas, Leutrim Rexhepi.
Skuadra gjilanase Drita ka vazhduar me përforcime.
Pas Kastriot Rexhës, Astrit Fazliut, Bujar Shabanit, Xhevdet Shabanit, Ardian Limanit e Fidan Gërbeshit , tashmë janë përforcuar në portë.
Leutrim Rexhepi do ta zëvendësojë portierin legjendar të Dritës, Artan Latifi, i cili u pensionua.
Ai duhet të luftojë për një pozitë me Betimin Halimin.